E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në aeroportin e New York-ut- Kapiteni dhe bashkëpiloti i Air Canada humbin jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar LaGuardia, ku një avion pasagjerësh i Air Canada Express CRJ-900 (Bombardier) u përplas me një automjet tokësor menjëherë pas uljes.

NBC News raporton se kapiteni dhe bashkëpiloti i avionit humbën jetën pasi mjeti ajror u përplas me një automjet tokësor gjatë uljes në aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut.

Informacione të pakonfirmuara e çojnë numrin e viktimave në katër dhe të plagosurve në pesë.

Si pasojë e incidentit, aeroporti është mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, ndërsa Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka urdhëruar pezullimin e të gjitha lëvizjeve të avionëve.

Raportet fillestare flasin për dy persona të plagosur, por informacione të pakonfirmuara e çojnë numrin e viktimave në katër të vdekur dhe pesë të plagosur.

Imazhet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë se kabina e pilotit ka pësuar dëmtime shumë serioze. Avioni, i cili është projektuar për të operuar në rrugë rajonale dhe ka kapacitet deri në 90 pasagjerë, u ndalua në pistë pas përplasjes.

Hetimet janë në zhvillim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar respektimin e protokolleve të sigurisë.

Ngjarja ka shkaktuar vonesa të shumta dhe ka ngritur shqetësime mbi sigurinë ajrore në një nga aeroportet më të ngarkuara të Nju Jorkut.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›