JAPONI – Numri i të vdekurve nga reshjet e dendura të borës rritet në 46

TOKIO, 10 shkurt /ATSH/- Reshjet e dendura të dëborës në Japoninë veriore dhe veriperëndimore kanë rezultuar në 46 vdekje dhe 604 të plagosur, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive të vendit, sipas “The Japan Times”.
Kryeqyteti regjistroi reshje të dendura dëbore, për herë të parë në disa vite, me një trashësi prej 5 centimetrash.
Numri më i lartë i viktimave u regjistrua në Prefekturën Niigata, me 17 vdekje.
Vala e fundit e reshjeve të dëborës, e cila ka prekur Japoninë që nga 20 janari, arriti në Tokio më 8 shkurt.
Në qendrën veriore rajonale të Aomorit, banorët po përballen me reshje dëbore mbi 1,3 metrash, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë. //a.i/