E Martë, 3 Nëntor 2026

Jaupaj: Divjaka pasuri kombëtare, ruajtja kërkon qasje moderne

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Departamenti i Gjeografisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me AKKSHI dhe ASIG organizuan sot workshopin “Përdorimi i GIS/RS në vlerësimin e riskut dhe parashikimin e shëndetit pyjor në menaxhimin efektiv gjeo-mjedisor në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta”.

Ky aktivitet solli në vëmendje rëndësinë e teknologjive të avancuara si GIS dhe Remote Sensing për të kuptuar më mirë dinamikën e ekosistemeve tona, për të parashikuar rreziqet dhe për të ndërmarrë vendime të bazuara në të dhëna shkencore.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe zv/ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Sofjan Jaupaj, i cili theksoi se, Divjaka është një pasuri kombëtare dhe ruajtja e saj kërkon një qasje moderne, të integruar dhe të qëndrueshme, teksa falënderoi të gjithë partnerët dhe ekspertët për kontributin e vyer dhe angazhimin në këtë proces të rëndësishëm.

1 nga 5

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›