E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jo prioritet dhoma e gjumit”, gazetarja: Çdo gjini veç femër e mashkull është perversitet

Gazetarja Mirilda Tili deklaroi se ekzistojnë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, duke shtuar se çdo përcaktim tjetër është i pajustifikuar.

E ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus me moderatore Pranvera Borakaj, Tili nënvizoi se orientimi i secilit nuk është ndaluar asnjëherë, por miratimi i ligjeve të tilla, sipas saj, nuk i shërben barazisë dhe të drejtave reale të qytetarëve.

“Është një ligj që dhunon të drejtat e njeriut. Ka dy gjini, mashkull dhe femër. Çfarëdo të shtosh tjetër, nuk dua të them perversitet, por nëse kanë orientim tjetër, nuk i ka ndalur kush. Në qeverinë Berisha u miratua që çiftet homoseksuale të merrnin kredi, për shkak të dëshirave të tua të kesh një dhomë të re. Ndërkohë një çift i ri mund të mos e ketë këtë mundësi. S’ka pse të bëhet dhoma e gjumit prioritet”, tha gazetarja Mirilda Tili.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›