Jole: Masa kundër radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

TIRANË, 8 korrik/ATSH/ Prefekti i Korçës, Nertil Jole, organizoi takimin e dytë për këtë vit të Komitetit Rajonal të Parandalimit të Radikalizmit dhe Luftës kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Në takim ishte e pranishme edhe drejtoresha e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi.
Komiteti ka në fokus parandalimin, identifikimin dhe referimin e rasteve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, qofshin individë apo grupe vulnerabël në rrezik radikalizimi apo të radikalizuar, si dhe ndjekjen e të gjitha veprimeve lidhur me proceset e rehabilitimit, riintegrimit dhe risocializimit të personave të kthyer nga zonat e luftës, në nivel qarku, pranë Koordinatorit Kombëtar për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.
Prefekti Jole bëri të ditur se, nga raportimet për periudhën e gjashtëmujorit të parë të këtij viti, në qarkun e Korçës nuk është evidentuar asnjë rast i personave që kanë shfaqur sjellje ekstremiste të dhunshme apo persona të radikalizuar.
Prefekti Jole kërkoi që aktorët institucionalë e jo vetëm, të marrim masat e duhura parandaluese, duke adresuar çdo rast të shfaqur të fenomenit në territorin e qarkut.
1 nga 7/r.e/a.f/