E Hënë, 2 Nëntor 2026

KANADA – Qeveria heq disa tarifa ndaj produkteve amerikane, ndërsa vazhdojnë bisedimet

NJU JORK, 22 gusht /ATSH-DPA/ – Përmes negociatave të vështira mbi një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qeveria kanadeze po heq disa tarifa.

Duke filluar nga 1 shtatori, vendi do të rregullojë tarifat mbi produktet bujqësore, mallrat e konsumit dhe makineritë, tha sot kryeministri Mark Carney në një konferencë shtypi në Otava.

Me lehtësimin e tarifave, qeveria e Carney shpreson t’u japë një impuls të ri bisedimeve të bllokuara mbi një marrëveshje strategjike me administratën Trump.

Carney theksoi se aksesi i Kanadasë në tregun amerikan aktualisht është relativisht i mirë, me 85% të tregtisë bilaterale tashmë pa tarifa.

“Ndërsa punojmë për të menaxhuar çështjet e pazgjidhura tregtare me Shtetet e  Bashkuara të Amerikës, është e rëndësishme të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur këtë avantazh unik për punonjësit kanadezë dhe familjet e tyre”, tha Carney.

“Të jemi të qartë, Kanada aktualisht ka marrëveshjen më të mirë tregtare me Shtetet e Bashkuara,” shtoi ai. Megjithatë, ai theksoi se tarifat ndëshkuese mbi makinat amerikane, si dhe mbi çelikun dhe aluminin, do të mbeten në fuqi. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›