KIEV – Zelensky: Nevojitet veprim global kundër Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut

KIEV, 23 qershor /ATSH-DPA/-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për veprime të përbashkëta ndërkombëtare kundër Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut.
“Rusia tani po përpiqet të shpëtojë programin bërthamor të Iranit – nuk ka mënyrë tjetër për të interpretuar sinjalet publike dhe aktivitetet jopublike”, tha Zelensky dje në mbrëmje në Kiev, gjatë fjalimit të tij të përditshëm.
“Sa herë që një nga partnerët e Rusisë vihet nën presion, Moska përpiqet të ndërhyjë. Rusia dhe shtetet e saj aleate duhet të parandalohen”, tha ai.
Presidenti rus, Vladimir Putin propozoi që Rusia të ndihmonte në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqësore të energjisë bërthamore në Iran, një aleat i Rusisë – për të shmangur armatimin e frikshëm bërthamor.
“Kur dronët iranianë “Shahed” – tani të përmirësuar ndjeshëm – dhe raketat balistike nga Koreja e Veriut – gjithashtu të përmirësuara – vrasin njerëzit tanë në Ukrainë, kjo është një shenjë e qartë se solidariteti global dhe presioni global nuk janë të mjaftueshme”, tha Zelensky.
“Ne duhet të shtrëngojmë ndjeshëm sanksionet”, theksoi presidenti ukrtainas. //a.i/