E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Hesgeth paralajmëron Rusinë: Do të vendosim kosto nëse lufta në Ukrainë nuk mbaron

BRUKSEL, 15 tetor /ATSH / – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi sot Moskën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre do të “vendosin kosto për Rusinë për agresionin e vazhdueshëm” nëse lufta në Ukrainë nuk përfundon, sipas “Reuters”.

“Po, na duhet të ndërmarrim këtë hap, Departamenti i Luftës i SHBA-ve është gati të bëjë pjesën tonë në mënyra që vetëm SHBA mund t’i bëjë”, tha Hegseth gjatë një takimi të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në selinë e NATO-s.

Hegseth kërkoi gjithashtu që aleatët e NATO-s të rrisin shpenzimet për blerjen e armëve amerikane për Ukrainën, duke theksuar se “pa forcë reale nuk arrihet paqe, vetëm fjalët nuk mjaftojnë”.

Ai bëri thirrje për investime të mëtejshme në programin “PURL” (Prioritized Ukraine Requirements List), i cili tani kërkon që aleatët të paguajnë për dërgesat e armëve amerikane.

“Ukraina varet ende shumë nga armët amerikane ndërsa përgatitet për një dimër të vështirë të konfliktit me Rusinë”, theksoi Hegseth, duke shtuar se shumica e ndihmës ushtarake tani shkon përmes iniciativës “PURL”, ku deri në gusht kanë marrë pjesë Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Gjermania, Letonia, Holanda, Norvegjia dhe Suedia.

Sipas Institutit “Kiel “për Ekonominë Botërore, ndihma mesatare mujore ushtarake për Ukrainën ra me 43% gjatë muajve korrik dhe gusht krahasuar me gjysmën e parë të vitit. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›