KIEV – Zelensky monitoron bisedimet Trump-Putin, shpreson për një takim trepalësh

KIEV, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili nuk po merr pjesë në samitin SHBA-Rusi në Alaska, tha se pret informacione të shërbimeve sekrete mbi diskutimet.
“Pres një raport sot nga shërbimet tona sekrete mbi qëllimet aktuale të palës ruse dhe përgatitjet e tyre për takimin e Alaskës”, shkroi Zelensky në Telegram.
Ai shkroi se qëllimi kryesor është që bisedimet midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump të hapin rrugën për një takim trepalësh që do të përfshijë edhe vetë.
“Është koha për t’i dhënë fund luftës dhe Rusia duhet të ndërmarrë hapat përkatës. Ne mbështetemi te Amerika”, tha Zelensky.
Putin dhe Trump do të takohen personalisht për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të shkurtit 2022 në një bazë ushtarake në Anchorage, me diskutimet që pritet të përqendrohen në rrugët e mundshme drejt një armëpushimi. /os/