KIEV- Ish-kryetari i parlamentit ukrainas qëllohet për vdekje në Lviv

KIEV, 30 gusht /ATSH-DPA/ – Ish-kryetari i parlamentit të Ukrainës, Andriy Parubiy, u qëllua sot për vdekje nga një vrasës i panjohur në qytetin perëndimor të Lvivit, thanë autoritetet.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi ngjarjen si “vrasje së tmerrshme” të ligjvënësit 54-vjeçar, një figurë e shquar politike që drejtoi “Verkhovna Rada unikamerale” nga viti 2016 deri në vitin 2019.
“Të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme janë të angazhuara në hetimin dhe kërkimin për vrasësin”, tha Zelensky, i cili shprehu ngushëllimet e tij familjes së Parubiy.
Media raportoi se ligjvënësi u godit nga disa të shtëna me armë zjarri dhe vdiq në vend nga plagët e marra. /Ad.Ab./