E Hënë, 2 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky bën thirrje për “hapa të vërtetë” për të luftuar Rusinë

KIEV, 30 gusht /ATSH- DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evropës dhe “të gjithë botës” të ndërmarrin veprime më vendimtare kundër Rusisë për pushtimin e vazhdueshëm të vendit të tij.

“Kjo luftë nuk do të ndalet me deklarata politike. Nevojiten hapa të vërtetë”, shkroi Zelensky sot në Facebook pas sulmeve të fundit massive gjatë natës.

Në mënyrë specifike, Zelensky bëri thirrje për vendosjen e tarifave të ashpra ndaj vendeve që blejnë naftë dhe gaz nga Rusia dhe në këtë mënyrë financojnë operacionet ushtarake të Moskës.

Presidenti ukrainas, me sa duket, iu referohej vendeve si Kina dhe India, të cilat nuk i përmendi.

Ai theksoi se nevojiteshin sanksione të mëtejshme për të synuar vetë Rusinë në sektorët bankarë dhe të energjisë.

Zelensky u ankua për faktin se Rusia kishte treguar përmes sulmeve të saj të fundit me raketa, dronë dhe raketa lundrimi se “tregon edhe një herë shpërfilljen e saj të plotë për fjalët”.

“Ne mbështetemi në veprime të vërteta”, tha Zelensky, duke shtuar se ishte shumë e qartë se Moska kishte përdorur kohën e dhënë nga Perëndimi për të përgatitur bisedime midis presidentëve ukrainas dhe rus për të organizuar sulme të reja. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›