KINEMA – ”Critics’ Choice 2026” përzgjedh ”One battle after another” si filmin më të mirë

SANTA MONICA (Kaliforni), 5 janar /ATSH/ – Në ceremoninë e “Critics’ Choice Awards” dje në Santa Monika, Timothee Chalamet fitoi çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij në filmin “Marty Supreme”, ku luan një lojtar ambicioz pingpongu në vitet 1950, sipas BBC.
Gjatë marrjes së çmimit, 30-vjeçari falënderoi regjisorin Josh Safdie dhe kolegët e tij, por momenti më i spikatur ishte dedikimi për të dashurën Kylie Jenner.
“Faleminderit partneres sime prej tre vitesh. Faleminderit për fondacionin tonë. Të dua. Nuk mund ta bëja këtë pa ty”, tha ai.
Aktorja irlandeze Jessie Buckley fitoi çmimin për aktoren më të mire, për dramën historike “Hamnet”, duke falënderuar regjisoren Chloe Zhao dhe bashkaktorët.
16-vjeçari Owen Cooper u shpall aktor mbështetës më i mirë në seri të kufizuar për “Adolescence”, ndërsa Seth Rogen fitoi aktorin më të mirë në serial komedi për “The Studio”, duke bërë shaka për rëndësinë e çmimeve për shëndetin e tij mendor.
Filmi aksion “One Battle After Another” mori çmimin si filmi më i mirë, ndërsa Paul Thomas Anderson u shpall regjisori më i mirë.
Filmi “Sinner” fitoi katër çmime përfshirë casting , ndërsa “KPop Demon Hunters” u nderua për filmin e animuar më të mirë dhe këngën më të mirë.
Fitues të tjerë në “Critics Choice Awards” vijojnë si më poshtë:
Aktori mbështetës më i mirë: Jacob Elordi, në filmin “Frankenstein”
Aktore mbështetëse më e mirë: Amy Madigan, në filmin “Weapons”
Skenaristi origjinal më i mirë: Ryan Coogler, në filmin “Sinners”
Filmi komedi më i mirë:”The Naked Gun”
Filmi i huaj më i mirë:”The Secret Agent”
Muzika: Ludwig Göransson në filmin “Sinners”
Fotografia: Adolpho Veloso në filmin “Train Dreams”
Dizajni i produksionit: Tamara Deverell, Shane Vieau, “Frankenstein”
Kostumet: Kate Hawley, në filmin ”Frankenstein”
Make-up: Mike Hill, Jordan Samuel, Cliona Furey në filmin “Frankenstein”
Efektet vizuale: Joe Letteri, Richard Baneham, Eric Saindon, Daniel Barrett, në filmin “Avatar: Fire and Ash”
Zëri: Al Nelson, Gwendolyn Yates Whittle, Gary A. Rizzo, Juan Peralta, Gareth John në filmin “F1”./ /Ad.Ab./ a.jor.