KOLUMBI – Petro: Gati të marrim sërish armët përballë kërcënimeve të Trump

BOGOTA, 5 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti kolumbian Gustavo Petro, ish-guerrilas, deklaroi sot se do të marrë sërish armët, në përgjigje të kërcënimeve të homologut të tij amerikan Donald Trump, në një klimë tensioni në rritje mes dy vendeve pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë.
”Kam bërë betim të mos prek më armë që nga marrëveshja e paqes e vitit 1989, por për atdheun do t’i marr sërish armët”, shkroi presidenti i majtë kolumbian në platformën X.
Donald Trump deklaroi të dielën, në bordin e ”Air Force One”, se një operacion në Kolumbi, i ngjashëm me atë të zhvilluar në Venezuelë, i dukej ”një ide e mirë”.
Ai akuzoi Gustavo Petro për trafik droge drejt Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar se ai ”nuk do ta bënte këtë për shumë gjatë”./ /Ad.Ab./ a.jor.