SIRI – 36 të vrarë dhe 50 të plagosur pas sulmit izraelit në Palmira

PALMIRA, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Një sulm izraelit në qytetin sirian të Palmirës vrau 36 persona dhe plagosi më shumë se 50, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve, SANA.
Ndërkohë, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se 41 persona u vranë në tre sulme në një zonë industriale të qytetit, një prej të cilave goditi një depo municioni.
OJQ-ja me qendër në Mbretërinë e Bashkuar tha se viktimat përfshinin anëtarë të milicive pro iraniane.
Fillimisht, ushtria izraelite nuk bëri asnjë deklaratë.
Izraeli ka bombarduar objektiva në Siri për të parandaluar Iranin dhe milicitë aleate që të zgjerojnë ndikimin e tyre ushtarak në vend./ /os/