E Hënë, 2 Nëntor 2026

KOLUMBI – Të paktën 19 të vdekur gjatë dy sulmeve

BOGOTA, 21 gusht /ATSH- DPA/ – Të paktën 19 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në dy sulme në Kolumbi, ndërsa autoritetet i cilësuan ato si “narko-terrorizëm”.

Të paktën 12 policë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën pasi një helikopter policie u qëllua pranë qytetit Amalfi në departamentin verior të Antioquia, tha guvernatori Andrés Julián.

Pak më vonë, dy pajisje shpërthyese shpërthyen pranë një baze ajrore në qytetin Cali, në jugperëndim të vendit. Shërbimi ajror tha se u vranë gjashtë persona, ndërsa administrata e qytetit raportoi mbi 50 të plagosur.

Kryetari i qytetit të Cali, Alejandro Eder, e quajti këtë një “sulm narko-terrorist” dhe njoftoi se ushtria do të merrte kontrollin e qytetit.

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, gjithashtu e përshkroi situatën si akte terrorizmi dhe krime kundër njerëzimit nga grupe të armatosura, duke njoftuar se qeveria do të ndërmarrë veprime ligjore për të ndjekur këto grupe si terroristë. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›