RUSI – Lavrov: Ende nuk ka plane për një takim Putin-Zelensky

MOSKË, 22 gusht /ATSH-DPA/ – Në kundërshtim me pritshmëritë e presidentit amerikan Donald Trump, Moska aktualisht nuk sheh asnjë bazë për një takim të drejtpërdrejtë midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderit rus Vladimir Putin.
“Putin është i gatshëm të takohet me Zelenskyn kur agjenda për një samit të jetë e gatshme, dhe kjo agjendë nuk është ende gati”, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov për rrjetin amerikan të televizionit NBC.
“Ndër pikat që duhet të sqarohen paraprakisht janë heqja dorë nga Ukraina për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore NATO dhe koncesionet territoriale”. Zelensky tha jo për gjithçka”, vazhdoi Lavrov. /Ad.Ab./