KONFERENCA/ Nga lojtari i tërhequr te Kombëtarja, deri tek italiani Kaprile. Maran tregon gjithçka: Po i ndjekim të gjithë, do bëja hapa mbrapa nëse…
Trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran, është shfaqur sot para mediave për të prezantuar listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve përballë Finlandës dhe Bjellorusisë.

Tekniku italian ka prezantuar emrat në listë si dhe pritshmërinë që tashmë ka ndaj ekipit që drejton:
“Kur bëj një listë mendoj, jam i bindur se është lista e duhur, nuk do thotë që kush nuk është në listë nuk mund të ishte i aftë për të qenë i gatshëm, për të dhënë një kontribut për këtë fanelle. Kam marrë në konsideratë formën, përtej Elsit, për arsyet që i dimë. Jam munduar të shoh minutazhin, se mendoj se në këto ndeshje kemi nevojë për lojtarë që janë në formë, që janë mirë dhe në formë të mirë. Për të përmirësuar këto statistika, unë kam marrë shënime… jemi të parët në çdo të dhënë në Ligën C. Në të gjithë Ligën C jemi të parët me gola në favor, jemi ata që kemi pësuar më pak aksione kundër, të parët jemi edhe me gjuajtjet në portë. Ndaj si ta përmirësojmë? Duhet të jemi më konkret dhe kapitalizojmë atë që krijojmë, por do të mundohemi që t’i përmirësojmë këto të dhëna nëse është e mundur.
Sa i përket Balliut, ka qenë zgjedhja e tij për të hequr dorë nga Kombëtarja. Ka një dëmtim që e shqetëson dhe ka vështirësi me klubin, ndaj ka vendosur të heqë dorë nga kjo aventurë. Sa i përket Strakoshës, kemi qenë vazhdimisht në kontakt, nuk është në 100% dhe duhet të punojë ndaj është vendosur që të rikuperojë, pasi të ngutej do të ishte e rrezikshme.
Tucin e kam ndjekur. Në këtë grumbullim jam munduar të konfirmoj lojtarët që më kanë dhënë garanci dhe më kanë pëlqyer, ndaj kam menduar se është ideale të konfirmoj këtë bllok. Por Tucin, si çdo lojtar tjetër, po e shoh dhe kush rritet është i mirëpritur, sepse ky ekip ka nevojë për lojtarë në formë dhe janë të mirëpritur të gjithë.
Ka aq shumë dëshirë për të qenë para tifozëve tanë, që janë të shumtë dhe duan këtë fanellë, saqë mendova që të hënën t’i mbaj të hapura dyert për të gjithë në stërvitje. Ndaj kush ka dëshirë të jetë me ne në stërvitje, është i mirëpritur, sepse duam ta nisim duke krijuar këtë lidhje në mënyrën e duhur. Duam ta nisim me entuziazmin që na japin tifozët. Është ngrohtësia e tyre që është karburanti më i mirë që mund të jetë.
Asani? Po, kjo lidhet me diskutimin për Tucin, vlen për të dhe të tjerë. Edhe për Asanin ka vëmendje, e përsërit se këtë herë desha të jap vazhdimësi për garancitë që më dhanë djemtë. Por jo se të tjerët janë jashtë projektit, absolutisht.
Argument për zgjedhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës? Unë s’kam argument, kam fanellën. Kush pranon Shqipërinë, është krenar për të veshur këtë fanellë. Ky është argumenti. Ju më mësoni se ccfarë do të thotë, kam mësuar të jetoj me ju. Mendoj se lojtarët që do të zgjedhin, duhet të jenë krenarë që e bëjnë, ky është argumenti i parë. Pastaj nuk ka nevojë të tregoj asgjë tjetër, vetëm të ketë këtë lloj krenarie.
Lilon e kemi ndjekur, ka bërë dy ndeshje. Edhe në këtë rast konfirmova bllokun që kisha në grumbullimin kaluar, se përtej ndonjë dëmtimi, më kanë dhënë garanci. Por ai është padyshim një lojtar të cilin po e ndjek.
Kaprile dhe Gërxhaliu? Në këtë grumbullim nuk i kam marrë në konsideratë. Janë lojtarë që luajnë në kampionate të rëndësishme, dhe nëse do të jetë, do i marr në konsideratë.
Punojmë që të përmirësohemi. Fakti që kanë ecur disa gjëra, më pak të tjera, ka stimul përmirësimi. Unë i vë në diskutim çdo ditë idetë e mia. Nëse unë do ta shihja si të sigurt atë që ka qenë e sigurt dje, do të gaboja sot. Mundohem çdo ditë të përmirësohem, sepse përndryshe do të ecim mbrapa. Ndaj, nga ana ime, ka stimulin për të bërë diçka ndryshe, që mund të na ndihmojë. Jam dakord që ajo që kemi bërë është mirë dhe këtë e tregojnë shifrat, ndonëse ndeshja e fundit na la pak tym. Unë numrat i thashë me dashje. Është një ekip që bëri atë që duhej bërë dhe që mund të përmirësohet e do të përmirësohet. Duhet të punojmë për këtë.
Ftesat nga Superiorja? Unë mendoj se është diçka reciproke. Mendoj se, duke i ftuar, mund të bëj diçka për kampionatin, sepse rrit sistemin dhe kampionati, në të njëjtën kohë, ka potencial që, nëse rritet, mund të jetë i vlefshëm për kombëtaren. Është një shkëmbim reciprok, duke ftuar djem që mund të japin një stimul për ata, të cilët përballen aktualisht me një kampionat më pak cilësor”.