E Premte, 6 Nëntor 2026

Masakër në Turqi, vriten me armë zjarri 8 persona, arrestohet autori i dyshuar! Zbardhet dëshmia e tij për krimin e rëndë

Tetë persona u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë në një seri sulmesh me armë zjarri në provincën Afyonkarahisar, në Turqinë perëndimore.

Screenshot 2026-11-06 100851

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten, ndërsa viktimat u gjetën në disa lokacione, brenda tre automjeteve. Sipas mediave, mes viktimave janë edhe dy mësues.

Pas sulmeve, autori Arif Sefa Özdemir u largua nga vendngjarja por u kap pas një operacioni të gjerë policor në provincën Eskişehir.

Ai ka rrëfyer se tre persona i vrau për shkak të një mosmarrëveshjeje për blerjen e një kombajni (mjeti bujqësor), ndërsa pesë të tjerët për të vjedhur automjetet e tyre.

Pasi ka vrarë tre personat, ai shënjestroi individë të tjerë që hasi përgjatë rrugës së tij me qëllim që t’u grabiste automjetet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›