KQZ 3,6 milionë euro fonde vjetore për partitë politike

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shpërndajë mbi 345 milionë lekë fonde për partitë politike, ku pjesën më të madhe e përfitojnë dy partitë kryesore në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.
Në shkresën për mediet, thuhet se në total përfitojnë gjithsej 17 parti politike dhe ndarja realizohet sipas rezultatit zgjedhor të 11 majit 2025, kësisoj PS qëndron e para me 166 067 986 lekë, ndjekur më pas nga PD, e cila do të marrë 81 187 402 lekë.
E treta është Partia e Lirisë, së cilës KQZ do t’i japë mbi 10 985 978 lekë, ndjekur nga Partia Social Demokrate e Tom Doshit që merr 10 327 314 lekë.
Partitë e reja në Parlament, Mundësia e Agron Shehajt merr 8 580 010 lekë, ndërsa Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt siguron mbi 7 178 306 lekë.
Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit merr 6 324 674 lekë, ndërsa PDIU e Shpëtim Idrizit merr 5,795,906 lekë, PBDNJ merr 5 795 906 lekë, Partia Republikane e Fatmir Mediut si dhe Partia Ambientaliste Agrare do të përfitojnë 5 795 906 lekë secila.
Po ashtu rreth 5 795 906 lekë marrin edhe partitë PDK, PLL, FRD, PBKD, ndërsa KEA do të marrë 5 451 162 lekë.
Ky fond publik është ndarë nga KQZ sipas një formule që peshon votat dhe mandatet e zgjedhjeve të 11 majit të vitit të kaluar.
/e.i/a.f/r.e/
