E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 38,88% e qytetarëve, pjesëmarrje më e lartë në Dibër, Tiranë e Kukës

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votime është 38,88%.

Sipas KQZ-së, është raportuar nga 3323 qendra, nga 5225 qendra votimi në total. Deri tani kanë votuar 872 944 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është Dibra me 48,23%. Pas Dibrës, qarku i Tiranës ka pjesëmarrje 43,70%, Kukësi, 44,30 %.

Qarku i Fierit renditet me 41,28%, qarku i Elbasanit me 39,34% të zgjedhësve të cilët kanë marrë pjesë në votime.

Qarku i Vlorës ka përqindjen më të ulët në votime deri tani me 28,83 %.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›