Kadastra: Nis afishimi publik për Regjistrimin Fillestar në Has dhe Kukës

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka nisur afishimin publik për Regjistrimin Fillestar në disa fshatra të Bashkive Has dhe Kukës.
Sipas ASHK-së, banorët e fshatrave Pogaj, Tregtan, Fajzë, Shpat, Aliaj, Mujaj, Çaje dhe Buzëmadhe mund të verifikojnë të dhënat e publikuara, duke përfshirë listat e pronave me sipërfaqet dhe emrat e pronarëve, si dhe hartat kadastrale përkatëse.
Kadastra informon se, afishimi mund të konsultohet online në faqen zyrtare të ASHK-së ose në pikat fizike të afishimit: Fajzë, Bashkia Has – për banorët e Tregtanit (ZK 3634) dhe Fajzës (ZK 1599), Krumë, Bashkia Kukës – për banorët e Mujajt (ZK 2731) dhe Pogajit (ZK 3012), Bushtricë, Bashkia Kukës – për banorët e Çajës (ZK 1350), Buzëmadhe (ZK 1338), Shpatit (ZK 3406) dhe Aliajit (ZK 1011)
Gjatë periudhës së afishimit, çdo qytetar ka mundësi të paraqesë kërkesa për saktësim të të dhënave me shkrim pranë zyrave ku është kryer afishimi ose pranë Drejtorisë Vendore ASHK Kukës.
Ky proces synon të garantojë saktësinë e të dhënave kadastrale dhe të sigurojë një bazë të fortë për regjistrimin e pronave në vend.
/e.xh/a.f/