Rama: Marsin dhe nëntorin t’ia dedikojmë familjes së madhe socialiste

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama propozoi sot në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe të kabinetit qeveritar, të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, se përqendrimi te puna dhe dialogu i brendshëm i partisë janë prioritet për këtë periudhë.
“Të qëndrojmë tek fokusi, të përqendrohemi më shumë se asnjëherë tjetër tek punët tona”, tha Rama.
Ai propozoi që muajt mars dhe nëntor të jenë muajt për të hapur një odë të dialogut të brendshëm me anëtarët dhe simpatizantët e PS-së, për të ndarë përvojat dhe idetë e tyre, si dhe për të dëgjuar shqetësimet dhe sugjerimet që ata kanë për partinë.
“Propozoj që marsin dhe nëntorin ne t’i bëjmë dy muaj të familjes sonë të madhe socialiste që të rikthehemi tërësisht aty ku e kemi dhe burimin e fuqisë sonë për të hapur një odë të dialogut të brendshëm me anëtarët dhe me simpatizantët tanë për gjithçka që ne duam të ndajmë me ta dhe për gjithçka që ata duan të ndajnë me ne”, tha Rama.
/gj.m/a.f/