Kadastra afishon regjistrimin fillestar të pronave për tetë fshatra në Shkodër

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Kadastra Shqiptare afishoi regjistrimin fillestar të pasurive për tetë fshatra në bashkinë Shkodër.
Sipas njoftimit zyrtar, banorët e njësive administrative Shalë dhe Shosh kanë mundësi të verifikojnë të dhënat e pasurive të tyre gjatë një periudhe 45-ditore, si në platformën online të Kadastrës, ashtu edhe fizikisht pranë njësive administrative përkatëse.
Në Nnjësinë administrative Shalë, afishimi përfshin ZK 2400 – Lekaj, ZK 2791 – Nicaj-Shalë, ZK 3842 – Vuksanaj, ZK 2777 – Nënmavriq, ZK 2894 – Pecaj dhe ZK 2492 – Lotaj.
Në njësinë administrative Shosh, të dhënat janë afishuar për ZK 2792 – Ndrejaj dhe ZK 2907 – Pepsumaj.
ASHK-ja i bën apel qytetarëve që konstatojnë paqartësi ose kanë pretendime mund të paraqesin kërkesë me shkrim pranë njësisë administrative përkatëse. Ky proces synon të sigurojë një regjistrim të saktë të pasurive dhe të rrisë sigurinë juridike për pronarët në bashkinë Shkodër.
/e.xh/j.p/r.e/