E Martë, 3 Nëntor 2026

Vaditja e tokave, rrjeti në bashkinë Shkodër në eficensë të plotë

Rrjeti vaditës në territorin e Bashkisë Shkodër është ne efiçensë të plotë. Sipas përgjegjësit të sistemit të ujitjes dhe kullimit në Bashkinë Shkodër, Muhamet Muça puna vijon për përmirësimin e sistemit.

Muça apelon drejt fermerëve dhe qytetarëve që të mos hedhin mbetje në afërsi të kanaleve.

“I bëj thirrje që të shmangen hedhjet e mbeturinave, pasi ka raste bllokimesh prej tyre”, tha ai.

Bashkia Shkodër ka një sipërfaqe prej 150 km rrjet vaditës, ndërkohë që zonat me shtrirjen më të madhe, përveç Postribës dhe Rrethinave, është edhe zona e Nënshkodrës, e cila njihet për prodhimet bujqësore.

Gazetare: M Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›