E Martë, 3 Nëntor 2026

Kalimash, trajleri i ngarkuar me krom bie nga lartësia, humb jetën drejtuesi

Një aksident me pasojë humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne (29 korrik) në Kalimash.

Mësohet se Sami Lugja, 37 vjeç, duke drejtuar trajlerin e ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë ka rënë nga lartësia. 

Për shkak të dëmtimeve të shumta, 37- vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Për aksidentin është ngritur një grup hetimor që po vijon hetimet më të thelluara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›