E Martë, 3 Nëntor 2026

Strategjia kundër korrupsionit 2024–2030: edukim në shkolla, rishikim i kurikulës

Për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në të ardhmen, në të gjitha shkollat e vendit propozohet të nisë edukimi antikorrupsion.

Në strategjinë kundër korrupsionit 2024–2030 thuhet se vendi ynë do të përgatisë një model kurrikule etike për shkollat fillore dhe të mesme.

Kurrikula arsimore do të rishikohet për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët me qëllim ofrimin e informacioneve thelbësore dhe vendosjen e një “kulture të ligjshmërisë” mes nxënësve. 

Strategjia përcakton po ashtu se do të organizohen fushata edukuese dhe ndërgjegjësuese për të rinjtë, duke i nxitur ata të marrin pjesë aktivisht në luftën kundër korrupsionit dhe të promovojnë sjelljen etike në përditshmëri.

Edukimi antikorrupsion synon të formojë një brezi të ri qytetarësh të vetëdijshëm dhe të përgatitur për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të integruar dhe të drejtë.

Qëllimi i Strategjisë Kundër Korrupsionit 2024–2030, është që përmes një qasje të trefishtë të bazuar në parandalim, ndëshkim, dhe ndërgjegjësim të adresojë sfidat kryesore të luftës kundër korrupsionit.

Kjo strategji ka në fokus të veçantë sektorët vulnerabël ndaj korrupsionit, përfshirë prona, shëndetësi, tatime, dogana, dhe arsim.

Për herë të parë Strategjia shtrihet dhe zbatohet dhe ndaj institucioneve të qeverisjes vendore dhe ka në fokus gjithashtu promovimin e integritetit në sektorin privat.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›