Konventa Kombëtare Demokrate- Kamala Harris: Zgjedhjet janë një shans për të ‘kaluar hidhërimin’

Zv.presidentja Kamala Harris në fjalimin që do të mbajë në natën e katërt të Konventës Kombëtare Demokratike do t’u bëjë thirrje qytetarëve amerikanë që t’i përdorin zgjedhjet si një mundësi të çmuar për të kaluar “hidhërimin” dhe për të hartuar një rrugë të re për të ecur drejt së ardhmes. Një pjesë e fjalimit të saj, u bë e ditur nga ekipi i Harris për BBC.
“Ajo do t’u bëjë thirrje amerikanëve që t’i përdorin zgjedhjet si “një mundësi të çmuar, kalimtare për të kapërcyer hidhërimin” dhe “të hartojnë një rrugë të re përpara” pavarësisht nga partia”, kanë thënë ata.
/rtsh.al/