Sherr mes dy familjeve në Has për pronat, ka të lënduar

Dy persona kanë përfunduar në spital pas një konflikti për motive pronësie në Has.
Sipas policisë në fshatin Tpla, dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit.
Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale./vizionplus.tv