E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidati për ambasador i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt merr aprovimin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ I nominuari i presidentit të SHBA-së Donald Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt ka marrë mbështetjen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan.

Nominimi për Shqipërinë kaloi me votim 19 pro dhe 3 kundër.

Mbledhja, ku u shqyrtuan emërimet për ambasadorë, u drejtua nga Jim Risch. Mes nominimeve u miratuan edhe ambasadorët e propozuar për Tanzaninë, Australinë, Norvegjinë, Korenë. /Top Channel/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›