Kanosi me armë për motive të dobëta 2 persona në Durrës, arrestohet 36-vjeçari me dy emra. I gjenden armë dhe municion në banesë

Një 36-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga policia pasi akuzohet për kanosje me armë ndaj dy shtetasve në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në janar të këtij viti, ku 36-vjeçari, duke udhëtuar me automjetin e tij, ka kanosur me armë zjarri dy persona.
Në pranga ka përfunduar L. I., alias L. Sh., 36 vjeç, , pasi Gjykata e Durrësit kishte vendosur për të masën e sigurisë “Arrest me burg” që në shkurt të këtij viti, për veprat penale: “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestruar municion luftarak, një mjet prerës (thikë) dhe dy radio policie, të cilat u morën si prova materiale.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
/rtsh.al/