Karrocat me kuaj burim aksidentesh, gjen vdekjen 17 vjeçari
Karrocat me kuaj të cilat lëvizin lirshëm rrugëve nacionale janë bërë jo pak herë burim aksidentesh. Mbrëmë ka gjetur vdekjen një 17 vjeçar me emrin Eduard Dyrmishi pasi është përplasur me karrocën me kuaj në aksin rrugor Elbasan –Cërrik dhe pikërisht në fshatin Kuqan. Adoleshenti ka qenë duke udhëtuar me një motorr kur është përplasur me karrocën. Menjëherë është transferuar për në spitalin Ushtarak të Tiranës por nuk ka mundur ti shpëtojë vdekjes. Policia ka nisur procedimin penal ndaj drejtuesit të karrocës, Adriatik Isai në fshatin Kuqan.