Shfaqen dy vatra të reja zjarri në Gjirokastër
Janë shfaqur dy vatra të tjera zjarri në rrethin e Gjirokastrës, njëra në lagjen Kodra e Shtufit ku dhe është rrezikuar një banesë përveç dëmeve në kullotë si dhe në Votuca ku janë djegur hektarë të tëra me kullota. Brenda 12 orëve të fundit janë 3 raste zjarresh në rrethin e Gjirokastrës. Menjëherë në zonë kanë ndërhyrë zjarrfikëset të cilat kanë arritur të vejnë nën kontroll dy vatra zjarri ndërkohë që vazhdojnë flakët në Votuca. Po punohet nga policia edhe për shkaqet e rënies së zjarrit.