E Diel, 1 Nëntor 2026

Sofje: Rajs dhe Kalfin diskutojnë për Kosovën

Shefi i diplomacisë bullgare, Ivajllo Kalfin deklaroi se me sekretaren amerikane Kondoliza Rajs sot në Sofje kanë diskutuar për pikat e nxehta në Ballkanin Perendimor.

Sipas tij “pika të nxehta”, mbi të cilat të dy vendet do të punojnë janë lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor, situatën në Kosovë dhe anëtarismin e Maqedonisë në NATO.

Ai nënvizoi se vizita e sekretares amerikane të shtetit Kondoliza Rajs është një element i rëndësishëm në marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis Bullgarisë dhe SHBA-së.

“Kurrë nuk kemi pasur marrëdhënie më të mira Bullgaria është një nga vendet-anëtare të BE-së dhe të NATO-së, e cila u kushton rëndësi të madhe dialogut dhe bashkëveprimit me SHBA”, deklaroi shefi i diplomacisë bullgare Kallfin pas takimit të tij me sekretaren e shtetit të SHBA.

Gjatë takimit është diskutuar procesi i mëtejshëm i heqjes së vizave dhe përfshija e Bullgarisë mes vendeve me regjim pa viza, tha ministri i punëve të jashtme. Sekretarja e shtetit e SHBA-ve, Kondoliza Rajs theksoi rëndësinë e diskutimeve për sigurinë në fushën e energjetikës dhe bashkëpunimit.

“Bullgaria është një partner i rëndësishëm në diskutimin e këtyre çështjeve kryesor si sigurimi i furnizimeve energjetike”, tha Kondoliza Rajs.(INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›