E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartolinë gushti nga Saranda e kroçierave

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Me një fluks në rritje të turistëve vendas dhe të huaj, muaji gusht mbetet piku i sezonit turistik në Sarandë.

Porti i Sarandës është bërë tashmë ndalesa e dhjetëra kroçierave gjatë këtij viti, duke e kthyer qytetin në një destinacion të rëndësishëm turistik veçanërisht për vizitorët e huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga gjiri i Sarandës që ka mirëpritur një tjetër kroçerë këto ditë gushti. “Kartolinë gushti nga Saranda”, u shpreh Rama krahas pamjeve.

Sezoni i kroçierave në Sarandë për vitin 2026 u hap në muajin mars me mbërritjen e anijes “Sapphire Princess”, e cila solli mijëra turistë të huaj.

Turistët vijnë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë SHBA-në, Italinë, Gjermaninë dhe Francën, për të vizituar pikat historike si Butrinti, Syri i Kaltër, Kalaja e Lëkurësit, por edhe më tej qytetet e Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës etj.

Kombinimi i bregdetit, trashëgimisë historike dhe peizazheve natyrore e pozicionon Sarandën ndër destinacionet kryesore të turizmit shqiptar gjatë sezonit veror.

/m.m/r.e/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›