E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prefekti Hajdari: Ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e vatrës së zjarrit në Dajt

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari deklaroi sot se Tirana i ka shuar të gjitha vatrat e zjarrit.

Por e vetmja vatër është ajo në malin e Dajtit, që është rindezur sërish.

Prefekti bën të ditur se për izolimin dhe shuarjen plotësisht të kësaj vatre sot janë angazhuar forcat e ushtrisë, të zjarrfikësve dhe zonave të mbrojtura, të pajisur me mjetet e nevojshme, përfshirë dhe sharrat elektrike.

Në ndihmë të tyre gjithashtu është edhe një helikopter për ndërhyrje nga ajri.

“Shpresojmë që këtë vatër zjarri ta mbyllim gjatë ditës së sotme”, shprehet Hajdari.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›