E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër të rinj i bashkohen ekipit shëndetësor të spitalit bashkiak Tepelenë

TIRANË, 27 janar/ATSh/ Në vijim të strategjisë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për plotësimin e nevojave me profesionistë të shëndetësisë, katër të rinj i janë bashkuar spitalit bashkiak të Tepelenës.

Spitali bashkiak i Tepelenës po përjeton një fazë të re zhvillimi, ku krahas përmirësimit të shërbimeve shëndetësore, një rol të rëndësishëm po luajnë mjekët e rinj që i shtohen këtij institucioni.

Përfshirja e mjekëve të rinj në spitalet publike në vend, vjen si një qasje që po plotëson nevojat duke forcuar më tej shërbimet shëndetësore për qytetarët.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se katër profesionistë të rinj i janë bashkuar ekipit shëndetësor në spitalin bashkiak Tepelenë, të cilët sjellin energji të re, profesionalizëm dhe përkushtimin e nevojshëm në kujdesin për qytetarët.

Mjekët e rinj, njëherësh po përforcojnë ekipet mjekësore për të garantuar shërbim të specializuar për qytetarët, kudo ku ata jetojnë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale u jep studentëve për katër vite gjatë formimit të tyre, 80% të pagës së mjekut specialist dhe 100% ata të cilët kryejnë specializimin në degët prioritare “mjekësi familje” dhe “mjekësi urgjence”.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›