Kë lëshoi Rama në PS? Veliaj: Rama nuk lëshoi asnjë. Përqafoi një kauzë për luftën ndaj korrupsionit!

“Edi Rama nuk lëshoi asnjë! Përkundrazi përqafoi një kauzë për luftën ndaj korrupsionit!” deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në emisionin 3 D të Alban Dudushit ditën e premte.
Sipas zotit Velia lufta për sistemin e drejtësisë dhe ndaj korrupsionit do të definojë dekadën e ardhshme aktivitetin e PS. “Unë besoj se PS i ka bërë si askush tjetër, por jemi ende larg asaj që duhet të arrimë” tha kreu i Bashkisë së
Tiranës.
Ai vlerësoi se arritjet në Reformën në Drejtësi ku shumë njerëz bashkë me spekulantët mediatikë thonin se nuk do të ndodhi kurrë, tashmë janë realitet.
Zoti Veliaj kujtoi me këtë rast ballafaqimet me drejtësinë të zyrtarëve të lartë socialistë. Ai tha se më parë nuk kishte vullnet politik të ndodhte një gjë e tillë nga një apo disa parti.
Zoti Veliaj ju referua ngjarjes së 21 janarit 2011 kur personat përgjegjës fshiheshin nga partia në pushtet, megjithëse drejtësia i kërkonte.
” Flasim sot për një epokë të re” tha Veliaj në emisionin 3D të Alban Dudushit.
“Unë besoj se është në nderin e PS Reforma në Drejtësi dhe nuk i heq asnjë presje fjalës së kryeministrit Rama” tha ai.
/ rtsh.al /