Kërcënimet ndaj “MAGA Barbie”, FBI ndjek 20 persona

Basketbollistja e Indiana Fever, Sophie Cunningham, ka zbuluar se është përballur me kërcënime dhe përndjekje, duke bërë që FBI-ja të monitorojë rreth 20 persona në lidhje me sigurinë e saj personale.
Ajo ku rrëfeu për situatën shqetësuese që po përjeton, ndërsa rasti merr edhe më shumë seriozitet pas arrestimit, në muajin qershor, të një 49-vjeçari, i cili përballet me akuza të rënda për përndjekje dhe kanosje, si dhe për ngacmim.
Cunningham, e njohur edhe me nofkën “MAGA Barbie”, nuk dha detaje të mëtejshme mbi personat që po monitorohen, por konfi rmoi se siguria e saj është kthyer në një çështje që po ndiqet nga autoritetet federale amerikane.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb