E Diel, 1 Nëntor 2026

Kishin humbur rrugën pas malit të Dajtit, policia u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

TIRANË, 14 shtator /ATSH/ Policia e Tiranës u shkoi në ndihmë dy turistëve gjermanë të cilët kishin humbur rrugën në mbrëmje në zonën pas malit të Dajtit.

Policia njoftoi se, rreth orës 20:15 të datës 13.09.2026, u njoftua se 2 turistë gjermanë kishin nevojë për ndihmë, pasi kishin humbur rrugën, në një terren malor në afërsi të Qafë Mollës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre, në terren të sigurt për ta.

Sipas policisë, si rezultat i veprimeve të menjëhershme të shërbimeve të Policisë, 2 turistët u lokalizuan në një terren të vështirë, iu dha ndihma e nevojshme dhe u shoqëruan nga zona ku kishin humbur rrugën, në gjendje të mirë shëndetësore.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›