Kishte humbur kontaktet prej tre ditësh, gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës së Republikës

Një 56-vjeçar që rezultonte i zhdukur prej disa ditësh është gjetur i pajetë në lumin Mat, në fshatin Zenisht.
Viktima dyshohet të jetë ish-oficeri i Gardës së Republikës, F. K, i cili ishte larguar nga banesa e tij në Tiranë që prej ditës së enjte. Sipas burimeve, ai vuante nga demenca dhe probleme të theksuara të kujtesës.
Trupi është konstatuar nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Më pas në vendngjarje kanë mbërritur efektivët dhe shërbimet e emergjencës, të cilët kanë bërë nxjerrjen e trupit nga lumi. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/