Kompleksi “Shefqet Lamçja”, vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja” në Elbasan vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral.
Aktualisht, po punohet për ndërtimin e bazamentit dhe hedhjen e shtresave të para të granilit. Paralelisht, janë duke u kryer punimet për sistemin e drenazhimit.
FSHF dhe Bashkia Elbasan kanë ndërhyrë edhe në dhomat e zhveshjes së kompleksit, duke i modernizuar ato, për të ofruar kushte sa më të mira për futbollistët.
Punimet pritet të përfundojnë së shpejti dhe sipas parashikimeve, gjithçka do të jetë gati për sezonin e ri.
1 nga 2/gj.m//r.e//a.f/