Verona prezanton kapitenin e Shqipërisë U-19, Adi Kurti

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Kapiteni i Shqipërisë U-19, Adi Kurti u prezantua nga skuadra e Veronës në Serie A.
Klubi italian bleu plotësisht kartonin e mbrojtësit 19-vjeçar nga Empoli.
Në njoftimin e dhënë, klubi thekson se, Kurti firmosi kontratë deri në vitin 2028.
Sezonin e kaluar, kapiteni i përfaqësueses së 19-vjeçarëve të Shqipërisë, luajti në kampionatin e të rinjve me Veronën në Itali, ku shënoi dy gola në 31 ndeshje, si dhe 2 ndeshje në Kupën e Italisë për të rinjtë (Coppa Italia Primavera), duke dëshmuar zhvillim të shpejtë dhe potencial të lartë.
Përveç perfomancave në nivel klubesh, Kurti ka qenë edhe një figurë kyçe në radhët e kombëtares shqiptare U19, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në 6 ndeshje ndërkombëtare.
Mbrojtësi vlerësohet shumë në aspektin taktik, por edhe për fizikun, sepse pavarësisht moshës së re, është 194 centimetra i lartë.
ADI È GIALLOBLÙ 🟨🟦
Il difensore classe 2️⃣0️⃣0️⃣6️⃣ è ufficialmente un giocatore del Verona ✨#HVFC #Kurti #DaiVerona pic.twitter.com/8XK2rtpXnG
— Hellas Verona FC (@HellasVeronaFC) June 23, 2025
/gj.m//r.e//a.f