E Hënë, 2 Nëntor 2026

Konflikt me sende të forta në Shkodër, qëllohet edhe me armë në ajër, plagosen 2 persona

Dy persona janë plagosur në Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 13:35, shtetasit A. R. dhe K. G. janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta. Si pasojë e përplasjes fizike, të dy kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri në ajër, pa raportime për persona të tjerë të plagosur nga armët.

“Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 13:35, në Velipojë, dyshohet se shtetasit A. R. dhe K. G. janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar të 2 këta shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri, në ajër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›