E Diel, 1 Nëntor 2026

Konjufca: Mazhoranca nuk imponon emra për president

PRISHTINË, 25 shkurt /ATSH/ Qëllimi i mazhorancës nuk është t’i imponojë opozitës emra të përveçshëm për president, tha zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Prandaj ai tha se kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime me dy liderët e opozitës, Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku.

“Mazhoranca prej 66 numrave nuk ka mundësi përmes një emri të njëanshëm të marrin votën e garantuar edhe të opozitës për t’i bërë 80 vota. Ky është konkludimi i mazhorancës”, tha ai të hënën para gazetarëve.

Kanë mbetur vetëm shtatë ditë nga afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›