E Martë, 3 Nëntor 2026

Vëllai i oficerit që ndërroi jetë gjatë trazirave të Kapitolit: Tramp nxiti turmën, autokrat që ka ngecur në të kaluarën

Vëllai i oficerit të Kapitolit që vdiq pas 6 janarit e ka cilësuar ish-presidentin Donald Tramp (Trump) si një “autokratë që ka ngecur në të kaluarën”.

Craig Sicknick deklaroi se Tramp nxiti turmën teksa oficerët po rrezikonin jetën e tyre.

“Trump “nxiti turmën ndërsa vëllai im dhe kolegët e tij oficerë po rrezikonin jetën e tyre. Ne kemi nevojë për një udhëheqës të ri, jo për një autokrat që ka ngecur në të kaluarën. Brian, na mungon çdo ditë”, tha Sicknick.

Brian Sicknick pësoi goditje në tru dhe vdiq nga shkaqe natyrale një ditë pas kryengritjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›