“Projekti 2025” i Tramp rishfaqet në natën e katërt të Konventës Kombvëtare Demokrate

Një kopje e madhe, e lidhur e “Projektit 2025” me afërsisht 900 faqe, të cilin demokratët e kanë përdorur gjatë gjithë javës si mbështetje në kongresin e tyre, u risoll edhe në këtë natë të fundit të Konventës Kombëtare Demokrate.
Demokratët e kanë përdorur planin si një mënyrë për të sulmuar Trumpin dhe politikat e tij.
Përfaqësuesi Jason Crow i Kolorados solli librin e madh në skenë në natën e katërt të Konventës Kombëtare Demokratike, duke deklaruar se Projekti 2025 do të braktiste vlerat e SHBA.
Ai tha se plani miraton largimin nga mbështetja për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë dhe bën thirrje për ndryshime të personelit të udhëheqësve të lartë ushtarakë.
/rtsh.al/