Konviktet studentore, vijon projekti për rehabilitimin me eficiencë energjetike

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar tre vendime për ndryshimin e marrëveshjeve me bankën gjermane KfW Frankfurt am Main, në kuadër të projektit për rehabilitimin me eficiencë energjetike të konvikteve studentore të universiteteve publike në Shqipëri.
Vendimi i parë miraton, në parim, letërmarrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW-së. Marrëveshja bazë është ratifikuar me ligjin nr. 4/2022.
Vendimi i dytë lidhet me ndryshimin e marrëveshjes së grantit për masat shoqëruese të projektit, të miratuar me vendimin nr. 73, datë 2 shkurt 2022, të Këshillit të Ministrave.
Ndërsa vendimi i tretë miraton, në parim, ndryshimin e marrëveshjes së grantit për rehabilitimin me eficiencë energjetike të konvikteve studentore, të miratuar me vendimin nr. 74, datë 2 shkurt 2022.
Të tre vendimet, të propozuara nga Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, synojnë vijimin e zbatimit të projektit për rehabilitimin energjetik të konvikteve studentore.
Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë.
Vendimi i parë
VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË LETËRMARRËVESHJES NDRYSHUESE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KFË FRANKFURT AM MAIN (KFË), TË MARRËVESHJES SË HUAS PËR REHABILITIMIN ME EFICIENCË ENERGJETIKE TË KONVIKTEVE STUDENTORE TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË SHQIPËRI, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.4/2022
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të letërmarrëveshjes ndryshuese, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), të marrëveshjes së huas për rehabilitimin me eficiencë energjetike të konvikteve studentore të universiteteve publike në Shqipëri, ratifikuar me ligjin nr.4/2022, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Vendimi i dytë
V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË LETËRMARRËVESHJES NDRYSHUESE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE (PËRFITUESI), DHE KFË FRANKFURT AM MAIN (KFË), TË MARRËVESHJES SË GRANTIT PËR MASAT SHOQËRUESE PËR REHABILITIMIN ME EFICIENCË ENERGJETIKE TË KONVIKTEVE STUDENTORE TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË SHQIPËRI, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.73 DATË 2.2.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të letërmarrëveshjes ndryshuese, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave (përfituesi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), të marrëveshjes së grantit për masat shoqëruese për rehabilitimin me eficiencë energjetike të konvikteve studentore të universiteteve publike në Shqipëri, miratuar me vendimin nr.73, datë 2.2.2022, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Vendimi i tretë
V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË LETËRMARRËVESHJES NDRYSHUESE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE (PËRFITUESI), DHE KFË FRANKFURT AM MAIN (KFË), TË MARRËVESHJES SË GRANTIT PËR MASAT SHOQËRUESE PËR REHABILITIMIN ME EFICIENCË ENERGJETIKE TË KONVIKTEVE STUDENTORE TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË SHQIPËRI, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.73 DATË 2.2.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

/r.e/