E Diel, 1 Nëntor 2026

Konvikti i Liceut ArtistikBashkia fsheh vendimin

TIRANE- Bashkia e Tiranes mohon te kete ndonje vendim te shkruar per transferimin e 61 konviktoreve te Liceut Artistik. Por nderkohe prinderit dhe nxenesit thone se eshte e turpshme te mohosh kete fakt nderkohe qe ka nisur puna per pershtatjen e katit te trete te konviktit te Gjuheve te Huaja per te pritur liceistet e vegjel.

Isa Doci drejtor i konvikteve ne bashkine e Tiranes dhe qe ka nen varesi te gjithe keto institucione per kryeqytetin na thote se nuk ka asnje vendim apo shkrese zyrtare per largimin e 61 nxenesve nga konvikti i Liceut Artistik.

Deri ne keto momente qe flasim mua nuk me ka ardhur asnje shkrese zyrtare per nje gje te tille. Edhe perderisa nuk me ka ardhur mua nuk ka ende nje vendim. Pasi une duhet te njoftohem shume kohe me perpara ne menyre qe te ve ne dijeni stafin perkates dhe te marrim masa per transferimin e tyre - na thote Isa Doci drejtor i konvikteve ne bashkise e Tiranes.

Sa i perket faktit te denoncuar nje dite me pare ne Shqiptarja.com nga vete prinderit e femijeve se ai vete ua kishte thene kete gje gjate nje takimi qe kishte bere me ta Doci e mohon kete fakt. Une nuk jam takuar me asnje prinder - na shpjegon me tej Doci. - Jam takuar vetem me nje perfaqesi nxenesish te cilet bazuar ne ca thashetheme erdhen dhe me takuan. Une i sqarova duke u thene se per transferimin e tyre nuk ka nje shkrese zyrtare. Sa kohe nuk ka nje shkrese ata do te qendrojne aty ku jane - na sqaron me tej Doci.

Por duket se kjo nuk eshte krejt e verteta pasi prinderit pretendojne te kunderten. Sipas tyre ata jo vetem jane takuar me drejtorin Doci por i gjithe stafi i konviktit te Liceut Artistik eshte njoftuar madje dy here qe te behen gati per transrferimin te konvikti i Gjuheve te Huaja. Eumlshte e turpshme te mohosh nje gje te tille. Ne jemi takuar me drejtorin Doci.

Eumlshte e vertete qe ai na ka thene se ende nuk ka nje vendim te shkruar per kete sic eshte e vertete se ai ka njoftuar dy here stafin e konviktit pra drejtorin dhe kujdestaret qe te behen gati per transferimin ne ambientet e konviktit te Gjuheve te Huaja. Madje kjo do te behet ne fillim te janarit. Une nuk e kuptoj se perse ata e fshehin nje gje te tille kur shume shpejt do te mesohet e verteta - na ka shpjeguar njeri prej prinderve i cili ka dy femije ne kete konvikt.
TRANSFERIMI
Sipas prinderve te nxenesve aq i vertete eshte transferimi i 61 nxenesve te Liceut Artistik ne ambientet e konviktit te Gjuheve te Huaja saqe tashme kane nisur edhe punimet per rehabilitimin e kesaj godine. Tashme ka nisur edhe puna per rikonstruksionin e katit te trete te konviktit te Gjuheve te Huaja ku do te sistemohen keta nxenes.

Ky kat kishte shume probleme dhe nuk perdorej aktualisht dhe prej disa kohesh punonjesit e mirembajtjes se bashkise i kane hyre punes per ta pershtatur per femijet tane. Ne katin e pare te ketij konvikti eshte kuzhina ne katin e dyte jane strehuar femijet e shkolles Zyber Hallulli ndersa kati i trete ishte lene bosh per shkak te problemeve te shumta qe kishte. Ndaj une nuk e kuptoj se si bashkia mund ta fshehe nje fakt te tille dhe ketu nuk behet fjale per thashetheme por per njoftime qe vete bashkia u ka komunikuar drejtuesve te ketij konvikti - na shpjegon me tej ai.

KONVIKTI DO KTHEHET NE ZYRA PER ADMINISTRATEN E BASHKISE
Vetem pak dite me pare 61 nxenesit e ketij konvikti jane vene ne dijeni se duke filluar nga janari do te strehohen ne ambientet e fjetores se Gjuheve te Huaja pai godina e tyre do te kthehet ne zyra per administraten e bashkise. Nxenesit jane shprehur kunder ketij vendimi pasi sipas tyre ata e kane shume te veshtire te levizin se bashku me veglat e tyre muzikore ne krahe qe i marrin me vete sa here shkojne dhe dalin nga klasa. Sipas tyre problemi me i madh eshte per te vegjelit pasi kjo zone eshte edhe me shume trafik.
Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›