E Diel, 1 Nëntor 2026

Koordinim më i fortë mes Doganave dhe Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, me synim forcimin e koordinimit dhe rritjen e efikasitetit ndërinstitucional.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja dhe Dorian Tola, drejtues i Agjencisë së Industrisë dhe Mbrojtjes.

Marrëveshja parashikon shkëmbim të zgjeruar informacioni, si dhe koordinim në identifikimin dhe kontrollin e mallrave të përjashtuara nga taksat.

Ky bashkëpunim konsiderohet një hap konkret drejt rritjes së standardeve dhe garantimit të një administrimi më të përgjegjshëm dhe transparent.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›