E Diel, 1 Nëntor 2026

Korça, destinacion për festat e fundvitit, rezervime të plota dhe fluks i lartë hyrjesh në kufi

Korça është konfirmuar edhe këtë fundvit si një nga destinacionet më të preferuara për të kaluar natën e ndërrimit të viteve.

Atmosfera e ngrohtë qytetare, sheshet dhe rrugicat e zbukuruara me drita festive, si edhe kulinaria e pasur tradicionale, kanë nxitur një interes të lartë nga vizitorë vendas dhe të huaj.

Gatimet karakteristike korçare, pijet tradicionale dhe mikpritja e njohur e zonës janë kthyer në elementë kyç që e bëjnë qytetin një zgjedhje të veçantë për festat e fundvitit.

Si pasojë, kapacitetet akomoduese janë tërësisht të rezervuara, me hotele dhe bujtina që raportojnë mungesë vendesh për natën e fundvitit.

Ndërkohë fluksi i shtuar i vizitorëve reflektohet edhe në pikat kufitare dhe akset kryesore hyrëse.

Sipas të dhënave për datën 26 dhjetor, në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 4 808 shtetas dhe kanë dalë 2 431, ndërsa në Qafë Thanë janë regjistruar 3 260 hyrje dhe 3 177 dalje shtetasish.

Gazetare: G. Manushi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›